Image
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit.
NEXT SHOW
@musika_band
Sunday, 05 November 2021
2:00 PM – 3:30 PM
Xhabije,198 Xhabije Shkoder, AL
+39 3478855103
 
Follow Us Now
1826 Rruga Xhabije, Shkoder info@fatjetabarbullushi.com
Your Cart

"Une jam Fatjeta"

Koncepti I të bukurës dhe përsomërisë në art është mjaft i gjerë
dhe prek dimensione të pafundme jetësore dhe kur flasim për muzikën,
kjo bëhet ende më e koklavitur në lëmin e artistëve sot.
E megjithatë në art mjafton të dish të gërshetosh fisnikërinë e
përmbajtjes si kusht shpirtëror, harmoninë e asaj çfarë përcjellë
tek publiku dhe pastërtinë e dlirë të ngjyrimeve emocionale.
Brenda kësaj aureole të shenjtë të elementëve artistikë çdo
artistë do prekte përsosmërinë e artit.
E tillë është dhe artistja dhe këngëtarja Fatjeta Barbullushi,
e cila gërsheton brenda vetes çdo element të çmuar që e bën
atë të qëndrojë plot fisnikëri dhe vitalitet brenda familjes së madhe
të artit me këngët dhe veprat e saj muzikore, të cilat natyrshëm
janë kthyer në një gjurmë të rëndësishme identitare të muzikës shqiptare.

HISTORIA

1994

12 në Hollivud

Kështu në vitin 1994 ajo mori pjesë në spektalin “12 në Hollivud” i cili organizohej nga RTSH dhe pikërisht në këtë spektakël ajo spikati edhe pse ishte këngëtarja më e re e cila me zërin e saj arritit deri në gjysëmfinale.

1994

1995

Festivali Elbasanit

Në vitin 1995 mori pjesë në festivalin e Elbasanit I cili kishte në focus këngën popullore. Kjo përforcon faktin se lidhja e Fatjetës me muzikën ishte dhe vazhdon të mbetet sublime, dashuria që ajo jep e merr me çdo zhanër të muzikës është një asset i cmuar që ajo mbart.

1996

Kopshti I dashurisë

Fatjeta e ka bërë këtë në çdo hap të sajin, kështu në vitin 1996 ajo vijonte të ishte e ftuar në skenat dhe festivalet e ndryshme muzikore në vend, por pikërisht në këtë vit solli për publikun të përmbledhura në një buqetë plot ritme, shije dhe ngjyra albumin e saj të parë, I cili mban emrin “Kopshti I dashurisë”.

1996

1997-1998

Berlin, Gjermani

Në vazhdën e pasionit për muzikën që ka lindur bashkë me të, Fatjeta nuk e ndali këngën edhe përgjatë viteve të vështira të trazirave në Shqipëri. Në vitet 1997-1998 zhvilloi një mori koncertesh në diasporë, përmendim këtu përvjetorin e pavarësisë së vitit ’97 në Kopenhagen në Danimarkë dhe ‘98 në Berlin në Gjermani.

1999

Dy mbretëritë

Pikërisht në vitin ’99 erdhi dhe klipi I saj I parë “Dy mbretëritë”
I realizuar në Lion, Francë me produksion të  Cedric Galais.

1999

2006

Për ty

Kështu në vitin 2006 ajo realizoi klipin e saj të dytë të titulluar “Për ty” i cili u lancua në Radio Televizionin 21 në Prishtinë nga Agron Vulaj, e në këtë rast u promovua dhe albumi I dytë I këngëtares  “Dy mbretëritë” punuar nga Alban Lishi në Zvicër me produksion të Albatrade.

2008

Ne duhemi

Pjemarrja e saj në Top Fest 5 me këngën “Ne duhemi” ishte një tjetër sukses që do të pasohej më pas me realizimin e klipit të saj të tretë “Pash dy syte” në vitin 2008 nga Genti Ferhati me tekst e muzikë nga Ilir Berani dhe produksion të Supersonic TV.

2008

2010

Humanizem

Në këtë vazhdë Fatjeta Barbullushi e ktheu pasionin dhe dashurinë e madhe për muzikën në shërbim të njerëzve në nevojë, krjetësisht me qëllime humanitare. Ishte pikërisht viti 2010, kur Shkodra u përball me një rreng që i bëri natyra, me përmytjet që dëmtuan një pjesë të mirë të qytetarëve shkodranë.

2011

“Dashuri në distancë”

Me pas u bë klipi i saj i pestë “ Nen efekt “ i cili u realizua në Maqedoni  nga Aleksandër me Produksion Supersonic TV , këngë e cila u realizua në dy versione shqip dhe anglisht “Like a bullet”, nga Darko. Në këtë kohë kemi pjesëmarrjen dinjitoze të Fatjeta Barbullishit në   “Kenga Magjike” 2011 me këngën “Dashuri në distancë” me tekst të Big Basta, orkestrim të Enis Preshevës dhe arrangment dhe kompozitor  Darko.

2011

2012

“Losing control”

Ndërkohë viti 2012 për këngetaren starton me “Losing control” nga Enis Presheva, nga ku pasohet më pas me këngën dhe klipin e saj të pestë “Dance floor is calling me”.

2013

"Zotëri"

E më pas viti 2013 do të ishte një tjëtër vit magjik për karrierën e këngëtares, pasi do të niste pikërisht me një bashkëpunim krejtësisht të veçantë me çiftin e kantautoreve të mirënjohur kosovar Armend Rexhepagic dhe Aida Baraku, të cilët duke njhohur potencialin artistik të Fatjetës realizuan këngën "Zotëri".

2013

2014

"E dehur jam"

Por bashkëpunimet e këngëtares me Adi hilën nuk përfundojnë këtu, në2014 realizojnë këngët “E dehur jam" dhe "Lule limoni" të dyja pjesëmarrese në spektaklin "Kënga ime".

2015

"Fete du soleil"

Kështu në vitin 2015 këngëtarja aq e dashur dhe e pëlqyer nga publiku ishte e ftuar speciale në “Ditën e jetimeve të Shqipërisë”, për të kënduar për fëmijët jetim në Qarkun e Gjirokastrës, një event  I organizuar nga  "Zemër Nëne". Ndërkohë që po në qershor të vitit 2015 tashmë si soliste e grupit Guralumi, merr pjesë në "Fete du soleil" në Saignelegier të Zvicrës, duke prezantuar Balkanian Jazz.

2015

2016

"Festivali i Jazzit"

Ndërkohë që në 10 dhjetor 2016 Fatjeta sëbashku me grupin Guralumi marrin pjesë në Festivalin e Jazzit ne Annecy  në Francë.

Një mori suksesesh, një mori këngësh klipesh e albumesh të cilat flasin me emrin e Fatjeta Barbullushit, por talenti, pasioni dhe përkushtimi vazhdon, ajo tashmë ka përmbushur një tjetër sukses të karrierës së saj, nëpërmjet realizimit të albumit albanian jazz, ne korrik te 2016 perfundon  rregjistrimet live me vete kengetaren dhe muzikantat ne studion  Studiocartepostale Massimo Bonomo, ndersa ne nentor te po ketij viti lidh kontraten per promovimiin e albumit i cilit do të bëhet nga shtepia me prestigjoze  UNIT RECORDS në Zvicër.

2021

"Vitet ne vijim"

Familja e madhe e muzikës pret të pasurohet më shumë akoma me projekte të tjera të vyera të këngëtares së mirënjohur Fatjeta Barbullushi.

2021

Ne jemi ketuOur Best Artists

We're simply grateful for your presence to celebrate the occasion with us!
If you would like to get us something, we'd love that too... we are registered at here:

"Mesi po presim tju shikojme perseri!"

Please let us know if you’ll be able to make it.