RETH MEJE

Koncepti I të bukurës dhe përsomërisë në art është mjaft i gjerë dhe prek dimensione të pafundme jetësore. Kur flasim për muzikën , kjo bëhet ende më e koklavitur në lëmin e artistëve sot. Megjithatë , në art , mjafton të dish të gërshetosh fisnikërinë e përmbajtjes si kusht shpirtëror; harmoninë e asaj çfarë përcjellë tek publiku dhe pastërtinë e dlirë të ngjyrimeve emocionale. Brenda kësaj “aureole” të shenjtë të elementëve artistikë , çdo artistë do prekte përsosmërinë e artit; E tillë është dhe artistja dhe këngëtarja Fatjeta Barbullushi, e cila gërsheton brenda vetes çdo element të çmuar që e bën atë të qëndrojë plot fisnikëri dhe vitalitet brenda familjes së madhe të artit me këngët dhe veprat e saj muzikore;të cilat natyrshëm janë kthyer në një gjurmë të rëndësishme identitare të muzikës shqiptare.

Por kush është Fatjeta Barbullushi?

Fatjeta ka lindur më 28 dhjetor të vitit 1976 në Shkodër dhe tashmë jeton prej mëse 17 vitesh në Zvicër dhe është e diplomuar në “Institut de Bosquet Lausanne” në shkollën moderne të gjuhëve të huaja me Diplomë del`Aliace Francaise dhe në 2015 është diplomuar gjithashtu në shkollen e studimeve të larta Gastrovaud, në degën Hoteliers e Komerc. Fatjeta, një shkodrane 24 karatëshe; qe muzika i rrjedh ndër vena. Ajo ka hedhur hapat e parë në muzikë që në vegjëli, ishte vetëm një vocërrake 6 vjeçare atëherë kur ajo mori mikrofonin në dorë dhe filloj të këndonte në Shtëpinë e Pionierit në qytetin e Shkodrës. Mesa duket ky ishte një ogur I mirë për të, pasi që aty Fatjeta spikati ndër bashkëmoshatarët dhe talenti I saj I lindur u bë bashkëudhëtari që do ta shoqëronte edhe në vazhdim. Nën pektun e talentit dhe pasionit të saj për muzikën ajo u përfshi në festivalin e fëmijëve si soliste e korit të fëmijëve duke shijuar që në atë kohë shijen e çmimeve në Festivalin e Fëmijëve në Shkodër, por jo vetëm edhe në festivalet kombëtare dhe eventet e ndryshme muzikore. Vitet kalonin dhe Fatjeta rritej, por bashkë me të rritej dhe dashuria e madhe për këngën. Kështu ajo u bë pjesëmarrëse në shfaqje dhe ngjarje të rëndësishme kulturore të Teatrit Migjeni si këngëtare profesioniste. Falë punës, talentit dhe pasionit të saj të madh, ajo u rendit shumë shpejt krah emrave më të shquar të këngës dhe muzikës shkodrane dhe asaj shqiptare. Suksesi tashmë kishte filluar të fliste me emrin e Fatjeta Barbullushit, e në këtë kontekst vitet e postdiktaturës do shënonin edhe hapat e saj solid në ngjarje dhe organizime të shumta muzikore në qytete të ndryshme të vendit. Fatjeta do bëhej shumë shpejt protagoniste e festivaleve më të rëndësishme në vend. Kështu në vitin 1994 ajo mori pjesë në spektalin “12 në Hollivud” i cili organizohej nga RTSH dhe pikërisht në këtë spektakël ajo spikati edhe pse ishte këngëtarja më e re e cila me zërin e saj arritit deri në gjysëmfinale. Një vit më vonë, në 1995 mori pjesë në festivalin e Elbasanit I cili kishte në focus këngën popullore. Kjo përforcon faktin se lidhja e Fatjetës me muzikën ishte dhe vazhdon të mbetet sublime, dashuria që ajo jep e merr me çdo zhanër të muzikës është një asset i cmuar që ajo mbart. Të dish të jesh gjithnjë pranë artëdashësve dhe te mos kursehesh duke iu ofruar shije të mira nëpërmjet muzikës dhe këngës është një nga sfidat që shoqëron çdo artist. Fatjeta e ka bërë këtë në çdo hap të sajin, kështu në vitin 1996 ajo vijonte të ishte e ftuar në skenat dhe festivalet e ndryshme muzikore në vend, por pikërisht në këtë vit solli për publikun të përmbledhura në një buqetë plot ritme, shije dhe ngjyra albumin e saj të parë, I cili mban emrin “Kopshti I dashurisë”. Ky album është punuar me mjaft mjeshtëri nga Ilir Zogaj I cili asokohe ishte drejtues muzikor në Teatrin Migjeni në Shkodër dhe produksioni I albumit është bërë nga Ilir Xhemaili. Në vazhdën e pasionit për muzikën që ka lindur bashkë me të, Fatjeta nuk e ndali këngën edhe përgjatë viteve të vështira të trazirave në Shqipëri. Në vitet 1997-1998 zhvilloi një mori koncertesh në diasporë, përmendim këtu përvjetorin e pavarësisë së vitit ’97 në Kopenhagen në Danimarkë dhe ‘98 në Berlin në Gjermani. E pikërisht në vitin ’98 erdhi dhe klipi I saj I parë “Dy mbretëritë” I realizuar në Lion, Francë me produksion të Cedric Galais. Ashtu siç koha nuk rend duke ecur me ritmin e saj të shpejt, ashtu edhe Fatjeta nuk resht së kënaduari dhe së prodhuari vetëm vepra të mira me pasionin dhe talentin e saj për muzikën duke dhënë koncerte të shumta në Shqipëri, Kosovë dhe më gjerë në të gjithë Europën e shoqëruar nga grupi “Planet”. Por ajo që vlen të përmendet dhe e bën një artist të ndihet i tillë në plot kuptimin e fjalës është dhe shpirtmadhësia që e shoqëron në hapat e karrierës. Në këtë vazhdë Fatjeta Barbullushi e ktheu pasionin dhe dashurinë e madhe për muzikën në shërbim të njerëzve në nevojë, krjetësisht me qëllime humanitare. Ishte pikërisht viti 2010, kur Shkodra u përball me një rreng që i bëri natyra, me përmytjet që dëmtuan një pjesë të mirë të qytetarëve shkodranë. Vetëm shpirti i një artisti mund të njohë dimensionet të pafundme jetësore të kënaqësisë por edhe të dhimbjes, e në këtë rast Fatjeta u bë njësh me pasojat dhe dhimbjen që kishin shkaktuar përmbytjet tek banorët e Shkodrës dhe mori iniciativën sëbashku me shoqatën “Iseal” që të organizonte një koncert dhe mbrëmje humanitare për t’ju ardhur në ndihmë familjeve në nevojë. Pikërisht në këtë sipërmarrje të saj u mblodhën plot 25.000 franga zvicerane, të cilat shkuan për bamirësi tek familjet e dëmtuara dhe u investuan në ndërtimin e bibliotekës dhe shkollës së mesme në Velipojë. Mesa duket është e rëndësishme për Fatjetën që gjurmët e saj në publik të mos i lërë vetëm nëpërmjet muzikës dhe këngëve të saj që të mbushin me jëtë, por edhe nëpërmjet veprave të mira që përmbushin një mision aq humanitar që bazohet krejtësisht në një vlera shqipërtërore dhe elemente fisnikërie që nuk fitohen por lindin sëbashku me atë që i mbart, e në këtë rast sëbashku me artisten Fatjeta Barbullushi. Duket sikur ajo s’bën pa muzikën dhe muzika nuk bën pa atë, mes tille është krijuar një mardhënie e ndërsjelltë ku të dyja janë pjesë të së tërës dhe nuk kanë kuptim të ndara. Prandaj dhe Fatjeta në asnjë moment nuk resht duke sjellë nga viti në vit projekte të reja muzikore si vlerë e shtuar në art. Kështu në vitin 2006 ajo realizoi klipin e saj të dytë të titulluar “Për ty” i cili u lancua në Radio Televizionin 21 në Prishtinë nga Agron Vulaj, e në këtë rast u promovua dhe albumi I dytë I këngëtares “Dy mbretëritë” punuar nga Alban Lishi në Zvicër me produksion të Albatrade. Pjemarrja e saj në Top Fest 5 me këngën “Ne duhemi” ishte një tjetër sukses që do të pasohej më pas me realizimin e klipit të saj të tretë “Pash dy syte” në vitin 2008 nga Genti Ferhati me tekst e muzikë nga Ilir Berani dhe produksion të Supersonic TV. Suksesi I kësaj balade ishte një kulm I veçantë në karrierën e këngëtares, pasi ende sot balada “Pash dy syte” mbetet në majën e klasifikimeve muzikore. Sikur të mos I mjaftontë kjo, ambicia dhe dëshira e këngëtares për të tjera suksesi solli po në të njëtin vit një tjetër klip me Gent Ferhatin në bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur Ramadan Krasniqi “Lotet E mallit” me muzike të Edi Balilit dhe produksion Supersonic TV ishte një tjetër sukses që superoi gjithçka dhe doli në majat e klasifikimeve duke u bërë hit. Ne keto kohe u realizua albumi i tretë “Ah kjo dashnia ” në bashkëpunim me Adem Barbullushin, nje buqete me kenge dhe jare te zgjedhura shkodrane. Me pas u bë klipi i saj i pestë “ Nen efekt “ i cili u realizua në Maqedoni nga Aleksandër me Produksion Supersonic TV , këngë e cila u realizua në dy versione shqip dhe anglisht “Like a bullet”, nga Darko. Në këtë kohë kemi pjesëmarrjen dinjitoze të Fatjeta Barbullishit në “Kenga Magjike” 2011 me këngën “Dashuri në distancë” me tekst të Big Basta, orkestrim të Enis Preshevës dhe arrangment dhe kompozitor Darko. Ndërkohë viti 2012 për këngetaren starton me “Losing control” nga Enis Presheva, nga ku pasohet më pas me këngën dhe klipin e saj të pestë “Dance floor is calling me”. E më pas viti 2013 do të ishte një tjëtër vit magjik për karrierën e këngëtares, pasi do të niste pikërisht me një bashkëpunim krejtësisht të veçantë me çiftin e kantautoreve të mirënjohur kosovar Armend Rexhepagic dhe Aida Baraku, të cilët duke njhohur potencialin artistik të Fatjetës realizuan këngën "Zotëri". Ndërkohë që po në këtë vit me klipin “Dance floor is calling me” ku fiton dy cmime "Best interpret" dhe "Cmimi i pare i kenges Moderne" ne spektaklin Celësi Muzikor. Gjithashtu po në të njëtën kohë këngëtarja realizon klipin e kenges “ZOTERI” dhe nis bashkëpunimin me Adi Hilën, ku realizon dy këngë të reja, baladën "Sa te dua" dhe "Zemer ku je ti", të cilat finalizohen në korrik me klipet përkatëse nga Musical Tv. Dhe vetëm pak muaj më vonë prezantohet klipi i radhës, gjithashtu në bashkëpunim me Adi Hilën "Ku ta dije ti" në spektaklin "Musical Fest" ku do të mbyllet një vit i bujshëm e plot suksese në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si e ftuar speciale për emigrantët shqipetarë, në festat e fund vitit. Por bashkëpunimet e këngëtares me Adi hilën nuk përfundojnë këtu, në 2014 realizojnë këngët “E dehur jam" dhe "Lule limoni" të dyja pjesëmarrese në spektaklin "Kënga ime". Ky bashkëpunim i sukseshëm do të pasohet më pas me një tjetër bashkëpunim po aq të frytshëm, siç ishte bashkëpunimi që erdhi më pas kompozitorin e mirënjohur kosovar Florent Boshnjaku, me të cilin Fatjeta realizon dy kengë të reja, "Natën e mire.. në ëndërr" me tekst të Visar Ermellahut dhe Fatjeta Barbullushit dhe kengen tjetër "Lemza" me tekst të Alma Papamihalit, të dyja këto këngë finalizohen me dy klipe të realizuara nga SWART. Projektet muzikore dhe bashkëpunimet e suksesshme që vinin njëri-pas tjetërit nuk e pengonin këngëtaren Fatjeta Barbullushi tu dedikohej edhe në daljet live nëpër koncerte të ndryshme për publikun dhe artëdashësit në diasporë. Kështu në festat e nëntorit 2014 ajo ishte e ftuar speciale nga Komuniteti Shqipëtar i Gjenevës për festën e Pavarsisë në bashkepunim me grupin mirënjohur në Zvicër, Guralumi band. Për ta mbyllur më pas vitin me bashkëatdhetarët tanë në Kanada. E pavarësisht angazhimeve të shumta të këngëtares, ajo kurr nuk ka hequr dorë nga të qenit pranë atyre që kanë nevojë për dashuri më shumë se kushdo tjetër, jetimët. Kështu në vitin 2015 këngëtarja aq e dashur dhe e pëlqyer nga publiku ishte e ftuar speciale në “Ditën e jetimeve të Shqipërisë”, për të kënduar për fëmijët jetim në Qarkun e Gjirokastrës, një event I organizuar nga "Zemër Nëne". Ndërkohë që po në qershor të vitit 2015 tashmë si soliste e grupit Guralumi, merr pjesë në "Fete du soleil" në Saignelegier të Zvicrës, duke prezantuar Balkanian Jazz. Nga kjo kohë nis dhe projekti I radhës për albumin e ri me grupin Guralumi. Ndërkohë që po në korrik të këtij viti prezantohen në Berat në Festivalin Multikulturor Berat 2015. Më pas në 8 gusht në natën e parë të “Il Pardon Jazzfestival” Teatro Paravento në “Festival del Film Locarno 2015”. Ndërkohë që në tetor të 2015 këngëtarja e mirënjohur dhe bandi Guralumi ishin te ftuar special te ambasadorit austriak dhe gjerman, në Shqipëri, në Tulla Culture Center në Tiranë. Pak dite me vone ndodhen ne Lucerne , Cruise te Zvicres per performancen e rralles ne Trion Guralumi. Ndërkohë që në 10 dhjetor 2016 Fatjeta sëbashku me grupin Guralumi marrin pjesë në Festivalin e Jazzit ne Annecy në Francë. Një mori suksesesh, një mori këngësh klipesh e albumesh të cilat flasin me emrin e Fatjeta Barbullushit, por talenti, pasioni dhe përkushtimi vazhdon, ajo tashmë ka përmbushur një tjetër sukses të karrierës së saj, nëpërmjet realizimit të albumit albanian jazz, ne korrik te 2016 perfundon rregjistrimet live me vete kengetaren dhe muzikantat ne studion Studiocartepostale Massimo Bonomo, ndersa ne nentor te po ketij viti lidh kontraten per promovimiin e albumit i cilit do të bëhet nga shtepia me prestigjoze UNIT RECORDS në Zvicër. Dy vitet e fundit për të kanë qenë punë intensive për të risjellë diçka krejtëisht të re në një version krejt tjetër. E kur flasim për këtë angazhim maksimal të artistes nuk flasim për një këngë, por plotë dhjetë të tilla që të mbledhura sëbashku përbëjnë një album I cili mban emrin “Lule Borë”. Eshtë unik në llojin e tij DHE 70 % e muzikës është e kompozuar nga fillimi e deri në përfundim duke ju qëndruar besnik motiveve te këngëve tradicionale shqipetare, të cilat janë disa prej perlave të repertoreve të artistëve të mëdhenj shqiptarë, të zgjedhura, të përpunuara e të kënduara me aq mjeshtëri dhe dashuri për t’i bërë homazh disa prej artistëve të mirënjohur shqipëtarë, punës dhe aseteve të pacmuara që na kanë lënë trashëgim nëpërmjet artit të tyre. Ky album aq dedikues ndaj vlerave dhe muzikës së vërtetë shqiptëare është menduar të promovohet pikërisht në prag të festave të fundvitit. E pra kjo është Fatjeta Barbullushi emri I së cilës tashmë është I shkruajtur me gërma të arta në fushën e muzikës shqiptare, por jo vetëm. Edhe pse ajo tashmë jeton prej 17 vitesh në Zvicër, zëri I saj I mrekullueshëm dhe dashuria e pamatë që ajo përcjellë nëpërmjet punës, pasionit dhe talentit të saj ka bërë që popullariteti I saj të shtohet dita ditës. Ndërkohë që përveç pasionit dhe profesionit të saj , ajo është e angazhuar me administrimin e bisnezit të saj familjarë. Fatjeta Barbullushi është kthyer natyrshëm në një model të artistëve shqiptarë jo vetëm në vendin tonë, por edhe më gjerë, është padyshim një nga këngëtaret më të mira të muzikës popullore dhe asaj të lehtë shkodrane dhe më gjerë. Asnjëherë e ekzagjeruar në stilin e saj dhe gjithmonë e dashur për publikun. Ajo qëndron vitale, fisnike dhe sublime brenda talentit, punës dhe pasionit të saj, prandaj projektet e Fatjetës sot janë qartësisht vlera të shtuara, gjurmë të rëndësishme identitare të cilat janë skalitur tashmë në trup të muzikës dhe artit shqiptarë. Familja e madhe e muzikës pret të pasurohet më shumë akoma me projekte të tjera të vyera të këngëtares së mirënjohur Fatjeta Barbullushi.